SHPËRNDAJE

Po qe se do të lejohej që të ndryshonin kufinjt midis Kosovës dhe Serbisë sipas interesave serbe, kjo do të kishte domino efekt edhe në pjesët gjera, sidomos për Bosnjën e Hercegovinën, ku Beogradi pretendon të realizojë projektin për Serbinë e Madhe, dhe pse jo edhe për Maqedoninë, e cila përherë ka qenë në foksus të hegjemonizmit serbomadh, kështu vlerëson në një intervistë për Institutin e Studimeve të Sigurisë dhe Zhvillimit (ISSD), studiuesi dhe historinani i njohur shqiptar, Jusuf Buxhovi.

“Do të hapej Kutia e Pandorës me pasoja të paparashikueshme, gjithësesi tragjike për rajonin dhe me gjërë…Pra, po qe se do të fillohej ndryshimi me Kosovën, atëherë kjo hap edhe çështje të ndjeshme gjeostrategjike, meqë do të jetë Rusia ajo e cila, si aleate e Serbisë, rikthehet në rajon me pretendime të reja hegjemoniste…”, thotë midis tjerash në intervistë Buxhovi.