SHPËRNDAJE

Kosi

Kosi mendohet se është një produkt që ndikon pozitivisht në sistemin nervor dhe atë duke ulur aktivitete të caktuara që mund të ndërlidhen me ndjenjën e dhimbjeve dhe vuajtjes emocionale.
Sipas shkencëtarëve probiotikët që gjenden në kos ndihmojnë në funksionet e trurit dhe na bëjnë të ndihemi më të disponuar.

Pra, konsumimi i rregullt i kosit pakëson gjasat e zhvillimit të
depresionit. Pasi që ushqimi është faktor kyç në lëvizjen e organeve në trup, ka lindur një shpresë se terapia me probiotikë një ditë mund të përdoret në shërimin e llojeve të buta të depresionit, por edhe çrregullimeve të tjera psikike si ankthet, sëmundjet e Alzheimer-it dhe autizmin.

Tashmë dihet se lloje të caktuara të ushqimeve, më saktë bakteret që gjenden në ushqime, trurit i dërgojnë sinjale.

Prandaj edhe thuhet se ushqimi ushqen dhe ruan trurin dhe se falë saj mund të kryhen funksione të ndryshme në tru. Një efekt i tillë pozitiv ishte vërejtur te personat që kanë konsumuar kos probiotik dy herë në ditë.