SHPËRNDAJE

Kosova-Shqiperia

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka thënë se ekziston mundësia që Kosova të luajë një miqësore me skuadrën e Shqipërisë gjatë këtij viti.
Si duket, Shqipëria para ndeshjes së madhe kundër Serbisë, do të përballet me Kosovën, për të zhvilluar një miqësore luksi.

Dhe, këtë gjë e ka konfirmuar vet Fadil Vokrri, i cili për Gazetën Express ka thënë se një gjë e tillë ka gjasa që të ndodh.

“Jemi duke menduar që të luajmë me Shqipërinë në datat e radhës, por ende nuk ka asgjë konkrete”, tha Vokrri.