SHPËRNDAJE

Deputetët e kuvendit të Republikës së Kosovës, realitetin preshevarë e kanë prekur duke vizituar përpos institucioneve publike edhe ato private.

Ata ishin edhe në hapësirat e fabrikës së këpucëve Solid ku nga bashkëvendësi morën informacione për funksionimin e fabrikës dhe sfidat me të cilat ata përballen. Investimi i pronarit të kompanisë Solid në Preshevë ka inkurajuar qytetarët Luginas se edhe në këtë vend mund të jetohet e punohet ka thënë gjatë vizitës sot, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Angazhimi i pronarit të Solidit për të krijuar vende të reja punë në komunën e Preshevës përkundër problemve që ka pasur në fillim i ka gëzuar edhe delegacionin e deputetëve të Kosovës.

Ata përshëndesin këto nisma dhe kanë premtuar se në kuadër të institucioneve qendrore kosovare do të realizojnë projekte që kanë për bazë zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Deputetët kafen e pasdites e kanë shijuar në rreze dielli tek një lokal në qendër të Preshevës ndërsa drekuan tek restoranti EnyLux me kryetarin e komunës, kryetarin e kuvendit dhe zëvendës kryetarin e komunës Preshevë./presheva.com/