SHPËRNDAJE

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka folur për zhvillimet e fundit në vend në lidhje me pandeminë e COVID-19.

Ahmeti, në “Debat Plus” ka thënë se Kosova ka mundësi të blejë teste për coronavirus, por sipas tij problem është kapaciteti testues.

“Ne i kemi vetëm tre mikrobiolog në institucione publike që e bëjnë këtë test”.

I pari i Prishtinës ka thënë se nuk dëshiron të përmend lagjet e Prishtinës që kanë numër më të madh të rasteve për shkak të stigmatizimit të tyre.