SHPËRNDAJE

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar për vendimin e sotëm të Qeverisë, që të vendoset taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe, duke kërkuar nga institucionet ta zbatojnë menjëherë vendimin.

“Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që të vendoset masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përjashtuar brendet ndërkombëtare të listuara në aneks”, ka shkruar Haradinaj.

 

Po ashtu, Haradinaj i kërkon të ndalojë të ndalojë importin e produkteve serbe që nuk i referohen Kosovës shprehimisht si ‘Republika e Kosovës’.

“Qeveria e vendit obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë – institucionet relevante obligohen ta zbatojnë po ashtu menjëherë”.