SHPËRNDAJE

Sot vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të debatohet lidhur me “dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”.

Seanca fillon në ora 10:00.

“Debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Seanca e jashtëzakonshme ishte ndërprerë të hënën për shkak të mungesës së ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli i cili kishte udhëtuar për në Dubuai, për INTERPOL-in. Por, Kosova nuk arriti të anëtarësohet në këtë organizatë të bashkëpunimit policor.