SHPËRNDAJE

Pjesa I

Krahina e Lumit të Shkretë /Pusta Reka/ përfshin kryesisht Bojnikun, Lebanin dhe Kurshumline, të cilat I takojnë rrethit të Jabllanicës.
Feliks Kanici, studiuesi austriak Jabllanicën e quan Arnaute /shqiptare/, andaj në këtë punim do të flasë vetëm për ato fshatra shqiptare dhe banorët e saj shqiptarë, sipas shënimeve që i kanë dhënë anëtarët e Shoqatës Atdhetare të Lumit të Shkretë në Nish.
Bojniku gjendet në rrethin e Jabllanicës dhe dhe është komunë me 36 vendbanime.
Bojnik është qendër e komunës dhe pas LDB mori hovin e zhvllimit ekonomik e shoqëror të tij.
Bojniku daton që nga parahistoria, ndërsa Fon Hahn shkruan më 1858 se Bojniku kishte 20 shtëpi shqiptare dhe disa shtëpi serbe.
Gjatë kohës së Turqëve, Bojniku kishte një xhami, ndërsa gjatë kohës së Shqiptarëve kishtë tyrben e tij, e cila është rrënuar dhe më nuk ekziston.
Mita Rakiqi, ekonomist dhe studiues serb, në librin e tij “Nga Serbia e re” thotë se më 1879, Bojniku kur u çlirua nga Turqit/Arnautët-Shqiptarët/, edhepse një vend shumë i bukur, ishte i shkretë, me disa shtëpi- kasollë.

Bregovina, fshat në komunën e Bojnikut, e cili pas Luftës Serbe-Turke, më 1878, në themelet e vendbanimit të atëherëshëm shqiptar arrijnë familjet e para serbe nga Crna Trava dhe me vonë edhe disa familje të tjera, tw cilat ndërtojnë shtëpi të tyre.
Kështu themelohet një vendbanim i ri me tri mëhallë:Bregovina e Epërme, e Poshtme dhe mëhalla “Albania”

Brestoci i Epërm, ky fshat deri në LDB e quanin Brestoci Arnaut/shqiptar/, ndërsa pjesën e epërme të lumit të shkretë-Arnautlluk/Shqiptari/, sespe deri në vitin 1878, më shumë se 80 vjet në këto hapsira jetuan Arnautët, në realitet Albanci/apo Shqiptarët/janë fjalët e vendasve-anëtarëvw të kësaj shoqate/.
Brestoci, për herë të parë përmendet në udhëtimet e Fon Hanit, më 1859, i cili shënoi se Brestoci kishte 86 shtëpi arbanase, më emër Fratovci, ndërsa Mita Rakiqi më 1879 shkruan për 27 shtëpi me 222 banorë.
Vendbanim i ri përmendet që nga viti 1878, kur në te u vendosën ardhacakët nga Klisura, fshat në kufirin bullgar, deri më vitin 1885.

Vujnova përmendet në shekullin 15, vendbanim shqiptar i populluar pas luftës Serbe-Turke, më 1878, me Vllasinë/Crvena Jabuka dhe Cërna Trava/ dhe me Malazezë/Gusinja/, të cilët e gjetën këtë fshat arnaut të djegur dhe pa popullatë.

Pjesa II

Krahina e Lumit të Shkretë /Pusta Reka/ përfshin kryesisht Bojnikun, Lebanin dhe Kurshumline, të cilat I takojnë rrethit të Jabllanicës.
Feliks Kanici, studiuesi austriak Jabllanicën e quan Arnaute /shqiptare/, andaj në këtë punim do të flasë vetëm për ato fshatra shqiptare dhe banorët e saj shqiptarë, sipas shënimeve që i kanë dhënë anëtarët e Shoqatës Atdhetare të Lumit të Shkretë në Nish.

Konjufca e Epërme, sëbashku me Konjufcën e Poshtme janë një ndër fshatrat më të mëdha të kësaj krahine.
Për herë të pare, Konjufcën e Epërme e përmëndi Fon Hani në librin e tij: Udhëtimi Beograd-Selanik, ku shënon se fshati kishte 17 shtëpi Arbanase, më vitin 1858.Mita Rakiqi, në librin e tij:Nga Serbia e Re, përmend edhe 2 shtëpi serbe, të gjinisë Mladenoviq dhe Joviq, sikur janë shtëpi vendore.Poashtu përmendet se gjinitë tjera serbe në Konjufcën e Epërme erdhën nga Vllasina, pas Luftës Serbe-Turke më 1878.Vazhdon Mita Rakiqi dhe thotë se natyrisht toka e pjellshme i tërheq edhe shumë familje të tjera serbe dhe më 1879, ky fshat ka 22 shtëpi serbe me 147 banorë.Toka pjelllore, shpërngulja e Shqiptarëve bëri që ky fshat në vitet e 60-ta të shekullit 20 t’i ketë 117 shtëpi me 527 banorë serbë.

Ivanja është fshat malor, i cili ka disa mëhallë.Paraardhësit e banorëve të sotëm të Ivanjës kanë ardhur në periudhën kohore 1880-1885 nga Cërna Trava dhe aty kanë hasur në popullatën autoktone, në një vendbanim shqiptar, “të shkretnuar dhe të djegur”.
Dalëngadalë, duke ardhur popullate serbe në këtë fshat, ai u rrit dhe sot numron 99 shtëpi me 547 banorë serbë.

Kamenica është një fshat shumë afër Bojnikut, thuajse ngjit me te dhe ka 3 mëhallë:”Fshati”, “E mesme” dhe “Kamenica e Poshtme”. Kamenica shtrihet përgjatë lumit Kamenicë dhe tri përrockave: Kaurre,Çivute dhe Përrockën e Ëmbël.
Në Kamenicë shtrihen dhe gjenden tragje të prezencës së Arbanasve dhe Turqëve, çfarë flasin edhe toponomitë e përrockave dhe lokaliteteve të shumta.
Është e njohur dhe ka shumë dokumente se gjatë shumë decenive para Luftës Serbe-Turke, më 1878, ky fshat ka qenë Shqiptare me disa shtëpi të pakta serbe-vendorë.
Ndërmjet viteve 1879 e 1885, me shpërnguljen e Arnautëve u popullua me gjini ardhacake nga Cerna Trava dhe Vllasina, proces që vazhdoi edhe gjatë shekullit XX.

Prekopçelica është një fshat me popullatë serbe, sikur thuhet në këto shënime.
Mita Rakiqi, në librin e tij:”Nga Serbia e Re” shkruan se fshati më 1879 kishte 29 shtëpi me 203 banore, prej tyre vetem 23 banorë shqiptarë.
Pastaj vazhdon dhe thotë se në këtë fshat, të vetmin ku mbetën Shqiptarët të banojnë, sepse është e njohur se Shqiptarët , sëbashku më ushtrinë turke u larguan, në realitet u dëbuan nga ushtria serbe, ndërsa nuk përmenden dëbimet e fshatrave të tëra me popullatë shqiptare nga rrethi Jabllanicës dhë në përgjithësi nga Sanxhaku i Nishit. Edhe ky fshat ishte me shqiptarë, për këtë flasin shënimet, kur përmendet se në themelet e një kishe të vjetër të krishterë, në kohën e Turqëve, në realitet të Shqiptarëve, më vitin 1873 u ndërtua një kishë e krishterë

Reçica është një fshat i vogël malor, e përbërë nga dy mëhallë.
Në Reçicë 12 gjini të popullatës serbe erdhën pas luftës serbe-turke, më 1878 kryesisht nga Strazimirovci,Klisura dhe Pçinja.
Mita Rakiqi në librin e përmendur të tij thotë se 12 shtëpi serbe, me 115 banorë filluan jetën në këtë fshat, të cilin e gjetën me shtëpi të djegura shqiptare dhe me prodhimet verore të shkatrruara.

Slishana ishte fshat i pasur, i bukur dhe i madh Shqiptar, të cilin e dogjën dhe e shkrumuan ushtria serbe.
Në Slishanë që nga viti 1879 erdhën 30 familje serbe nga Vllasina, ndërsa më vonë edhe nga Mal i Zi.

Llapotinca, Obrazhda, Orana, Pridvorica, Statovci, Stubla, Turjana dhe shumë fshatra të Krahinës së Pusta Rekës kanë origjinë shqiptare, por me depërtimin e ushtrisë serbe janë dëbuar popullata shqiptare dhe kanë mbetur vendbanime të shkreta, në të cilat menjeherë është vendosur popullata serbe e malazeze nga krahina të ndryshme.
Këto të dhëna nuk i shënojnë vetëm studiuesit shqiptarë, por edhe ata serbë, austriakë, gjermanë, si dhe shënimet e serbëve, banorëve të këtyre fshatrave që i vendosi ushtria dhe shteti serbë, por që më vonë shkuan për shkaqe ekonomike më të mira në Nish, ku themeluan shoqatën atdhetare të qytetarëve të Pusta Rekës.

Shkruan: Xhemaledin SALIHU, professor