SHPËRNDAJE

Kriza ka prekur seriozisht ndërmarrjet në Sërbi. Këtë e kanë konfirmua më shumë se gjysma e kompanive vendore (54 përqind) në hulumtimin e fundit të Unionit të Punëdhënësve të Serbisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Siç është vlerësua, kompanitë e vogla kanë më së shumti probleme, veçanërisht ato që kanë deri në 10 të punësuar.

Shumë prej tyre tashmë kanë ulur pagat, zakonisht në intervalin nga 10 deri në 20 përqind, por ka patur edhe ndërmarrës që janë detyruar të shkojnë në ulje më drastike – deri në 30 përqind.

Shumica në të njejtën kohë kanë pushuar edhe punëtorë nga puna, sipas të dhënave zyrtare, rreth 15,000 punëtorë kanë humbur punën e tyre në periudhën nga marsi deri kah mesi i qershorit.

Ende ka pushime nga puna, kryesisht për punonjësit e përkoshhëm dhe një valë e re e uljes së pagave pritet nga korriku.

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se pagat janë tashmë më të ulëta. Edhe pse pagat në sektorin publik nuk janë ulur, paga mesatare e muajit prill është më e ulët se paga e marsit me rreth 750 dinarë, dhe kjo është çmimi i pasojave për sektorin privat dhe futja e masave të jashtëzakonshme që praktikisht ka ngrirë tërë ekonominë.

Paga mesatare në prill ka qenë 58.932 dinarë, ndërsa në mars 59.681 dinarë.

“Ata që kanë qenë të detyruar që ti pushojnë punëtorët këtë vetëm se e kanë bërë.

Tani qëllimi është të mbahen punëtorët e kualifikuar, sepse kriza duhet të merr funë, ndërsa në situata kur keni të ardhura më të vogla, zvogëlimi i pagave mund të jenë përpara largimeve të reja të punëtorëve”, thonë ndërmarrësit.

Uljen më të madhe të pagave dhe largimin në masë të punëtorëve pa dyshim që e kanë parandaluar masat shtetërore, gjegjësisht  pagimi i pagave minimale.

30,000 dinarët e fundit për një punëtor shteti do ti paguajë më 7 korrik, dhe ky është momenti kyç kur një numër i madh i ndërmarrjeve do të kenë shumë më pak para për pagat.

Tani shtrohet pyetja nëse ndërmarrjet të cilave paga minimale e shtetit ishte pjesë e pagës do të jenë në gjendje të paguajnë tërë pagën në të ardhmen.

Një dilemë edhe më e madhe është ajo se çka do të ndodhë me punëtorët, për të cilët ndihma shtetërore ka qenë paga e plotë, ndërsa të tillë më së shumti ka patur në sektorë si tregtia, hotelieri, bujqësi dhe prodhim.

Gjithashtu para një sulmi serioz ekonomik është edhe Industria e automjeteve.

Menaxhmenti i “Fiat Chrysler” të Kragujecit në disa raste është detyruar të ndërmerrë masa jopopullore, për shkak të mungesës së punës, në fillim të qershorit, vendosi të zgjasë pushimet e detyruara për afro 2,400 të punësuar në këte kompani deri më 12 qershor./presheva.com/