SHPËRNDAJE

Fituesi i zgjedhjeve për kryetar të Stambollit, Ekrem Imamoglu, ka paralajmëruar presidentin Rexhep Tajip Erdogan, për të respektuar demokracinë dhe theksoi se do të “nxirret jashtë” ai që nuk vendos për t’i shërbyer popullit dhe ai që i jep prioritet të ardhmes së tij politike, përpara popullit.

Duke folur disa ditë pas fitores ndaj kandidatit të partisë AKP të Erdoganit, Binali Jildirim, Ekrem Imamoglu tha se kjo garë zgjedhjesh ishte një test i shquar i traditave demokratike të Turqisë, shkruan CNN.

“Më 23 qershor ne të gjithë e kemi dëshmuar se askush, asnjë individ, asnjë qeveri, nuk mund të ndalojë rrugën e vullnetit të popullit, dhe asnjë politikan nuk e ka luksin për ta injoruar këtë fakt. Kjo nuk është një kërcënim, kështu funksionojnë gjërat”, tha Imamoglu.

Siç shkruan tutje CNN, disa parashikojnë se fitorja e Imamoglut shënoi fillimin e fundit të sundimit të AKP-së, dhe shumë banorë të Stambollit për një kohë e fajësojnë Erdoganin për krizën ekonomike, papunësinë dhe rënien e vlerës së lirës turke.

Imamoglu, i cili ka qenë jo shumë i njohur për publikun e gjerë deri më tani, ai u bë një nga figurat kryesore të opozitës, Partisë Popullore Republikane (CHP), Turqi.

“Në fitoren e së dielës u pa të jetë rezultat legjitim. Askush nuk do të jetë në gjendje sërish të ndërhyjë në zgjedhje”, citohet të ketë thënë kryetari i ri i Stambollit.