SHPËRNDAJE

Në një video të publikuar në internet shihen dy personalitete të ndryshme, edhe pse të dy jo pak të famshëm. Sipas përshkrimit të videos,bëhet fjalë për yllin e kinemasë, Chuck Norris, i cili gjatë një vizite në Hungari pati rastin të takojë, madje të shoqërohet personalisht nga kryeministri Viktor Orban.

Ndër tjerash, kryeministri hungarez, i tregoi aktorit, sot rreth 78 vjeç, se origjina e tij nuk ishte nga klasat elitare, por ishte një njeri që vinte nga rrethina e Budapestit. Sipas mediave, ata bashkë gjithashtu, përveç një shëtitje bashkë, ku shofer ishte kryeministri hungarez, panë nga afër edhe stërvitjet e disa prej trupave elitare hungareze.