SHPËRNDAJE

Kryeministri ka deklaruar se deri në fund të vitit ose në fillim të vitit tjetër do të bëhemi anëtara e plotë e NATO-s, duke shtuar se shteti jonë është shembull në botë, se si nëpërmjet dialogut ndërtohen raporte të mira miqësore dhe si sigurohet ardhmëria për gjeneratat e ardhshme.

Marrëveshja me Greqinë është shembull i përsosur, se si mund të përkufizohen çështjet e identitetit, ndërsa implementimi i saj po sjell rezultatet e para. “Te gjithë po i ndjejne refleksionet. Tashmë askush nuk është duke e problematizuar identitetin e maqedonasve dhe të grupeve tjera etnike ne shtetin tonë. Kemi një shtet të pranuar nga të gjithë” , ka deklaruar Zaev në tribunë e sotme në Kumanovë.

Ai më tutje ka shtuar se kemi krijuar një model që i forcon mardhëniet ndërshtetërore. Por, opozita nuk është duke ndihmuar në vendimet më të rëndësishme për shtetin.

“Kjo diplomaci është për qytetarët, për vendin, për gjeneratat e ardhshme, të ketë jetë në vendin tonë, ndërsa kumanovarët e din sa është me rëndësi të integrohemi në NATO, të jemi përgjithmonë stabil dhe të sigurt. Kumanova e di nga e kaluara dhe nga e tashmja sa është me rëndësi paqja. Jemi pjesë e aleancës më te madhe të sigurisë në botë, do të bëhemi anëtare e 30 e NATO-s”, ka theksuar kryeministri.

Kryeministri ka deklaruar se deri në fund të vitit ose në fillim të vitit tjetër do të bëhemi anëtara e plotë e NATO-s, duke shtuar se shteti jonë është shembull në botë, se si nëpërmjet dialogut ndërtohen raporte të mira miqësore dhe si sigurohet ardhmëria për gjeneratat e ardhshme.

“Maqedonia e Veriut nuk ka çështje të hapura me asnjë fqinj. Tani po ndjehen edhe rezultatet e para ekonomike gjashtë muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes. Kemi thyer çdo rekord sa i përket investimeve të huaja. Vitin e kaluar 2018 kishim 624.5 milion euro investime, katër herë më shumë se vitin 2017. Po rritet edhe GDP. Presim që në qerekun e parë të 2019 të kemi rritje më shumë se re 4 për qind”, ka potencuar Zaev.

Ai ka vlerësuar se kemi rritje të industrisë, dhe se është zvogëluar papunësia.

“Brenda një viti janë punësuar 26.600 qytetarë. Kjo është një dëshmi që vendi është në rrugë të drejtë. Të jeni të bindur se me këtë trend do të kemi rritje 5 për qind të GDP-së, do të rriten pagat, 2018 e mbyllëm me rritje të pagave me 6 për qind” , ka thënë Zaev, duke kërkuar nga të gjithë që të punojnë së bashku, Qeveria, komunat, sektori privat, që mubdësohet një jetesë më e mirë.

Zaev ka folur edhe për infrastrukturën dhe për ndërtimin e hekurudhë drejt Bullgarisë, duke premtuar se shumë shpejt do të prfundoj lidhja hekurudhore ndërmjet dy shteteve.

Sa i përket debatit të nesërm televiziv me liderin e opozitës Mickoskin, ai ka ftuar kumanovarët ta ndjekin atë sepse, siç tha Zaev, do të jetë plotësisht transparent.