SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim asambleistin komunal dhe veprimtarin e komunës së Medvegjës, Muharrem Salihu.

Tema kryesore e këtij takimi ka qenë pozita e shqiptarëve në komunën e Medvegjës dhe pozita diskriminuese e shqiptarëve në Serbi. Salihu theksoi se fokusi kryesor ka qenë tek çështja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Medvegjë dhe dokumenteve të tyre personale nga ana e autoriteteve serbe. Ai ka faleminderuar kryeparlamentaren Osmani për zotimin për sensibilizimin e çështjes shqiptare në tre komunat, sidomos në Medvegjë./presheva.com/