SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka theksuar se 70% e kërkesave të kryetarëve të BL janë realizuar. Sot është zhvilluar aktiviteti i fundit i javës së buxhetit, aktivitet ky i cili ka përfshirë takimin e Kryetarit të Komunës, Shqiprim Arifi me qytetarët e komunës dhe kryetarët e bashkësive lokale, takim ky ku janë paraparë aktivitetet të cilat do të realizohen për vitin e ardhshëm.

Me rastin e këti takimi kryetari Arifi ka mbajtur një konfernec për media ku deklaroi se vitin e ardhshëm çdo bashkësi lokale do të ketë një park për rekreacioni. Kërkesa e radhës është që qytetarët e BL të përfshihen edhe në grumbullimin e mbeturinave me sistemin të cilën Moravica do të realizoj në teren dhe pastaj do të bëhet eliminimi i deponive ilegale që gjenden nëpër BL. Vlen të përmendet se është paraparë të bëhet edhe lokalizimi i një burimi të ujit të pishëm.

Kryetarët e BL për vitin 2019 sipas Arifit duhet ti kenë të gjitha dokumentacionet e nevojshme nëse planifikojnë të realizojnë projekte duke poseduar edhe leje  punën e ndërtimit./presheva.com/