SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ma faleminderuar qytetarët e komunës së Preshevës dhe të gjithë vullnetarët që po kontribojnë në grumbullimin dhe përgaditjen e ndihmave për Shqipëri.

Postimi i plotë:

“Faleminderit qytetarëve të komunës sonë që po solidarizohemi me vëllezërit tanë në Shqipëri, me rastin e termetit që ndodhi në mëngjesin e ditës së djeshme.

Sot kemi nisur maunën e parë për në Republikën e Shqipërisë, ndërsa aksioni ende vazhdon.

Faleminderit edhe vullnetarëve që po kontribojnë me orë të tëra në grumbullimin dhe përgaditjen e ndihmave për në Shqipëri.

Shqipëri jemi me ty!”