SHPËRNDAJE

 

Në konferencën per shtyp të kryetarit të Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi pas seancës së pestë të Këshillit Komunal ka shprehur paknaqësin e tij me dinamiken dhe zhvillimin e disa projekteve kapitale në Komunën e Preshevës.

Sipas Kryetarit Arifi egzistojn disa indikator të cilët shihet qartë që kompanitë e kontraktuara nuk kanë marrur vendime të shëndosha në procedimin e këtyre projekteve. Kryetari Arifi nuk ka theksuar se cilat kompani apo cilat projekte janë të involvuara. “Në përgjithësi mund të them se nuk jam i kënaqur me ecurinë e disa projekteve në Komunën tonë” ka thënë kryetari Arifi, transmeton presheva.com.

Në anën tjetër Kryetari Arifi ka pohuar se projektet tjera të inciuara më parë kanë filluar realizimin e tyre  si psh. në shkollën “Vuk Karaxhiq” dhe Gjimnazin “Skenderbeu”, Emergjencën e Shtëpisë së Shëndetit etj. Ndërkaq projekti i Shkollës Fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë së shpejti do filloj pas një procesi administrativ në dy javët e ardhshme, ka informuar Kryetari Arifi./presheva.com/