SHPËRNDAJE

Kongresmeni amerikan Eliot Engel gjate vizitës një ditore që kishte në Preshevë me ftesë të kryetarit të komunës, Shqiprim Arifi ka takuar edhe qytetarët tanë.

Bashkëvendësit preshevarë ishin të entiuziazmuar me vizitën e e kongresmenit amerikan të cilët njëherit kanë shprehur edhe falemderim për kontributin që ka dhënë zoti Engel si mik i shqiptarëve dhe qeveria amerikane.

Engel në bashkëbisedim me ta ka shprehur falemderime dhe ka dhënë fjalë miradie për kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi i cili u tha se E keni një kryetarë të mirë.

Arifi këto fjalë i ka mirëpritur si kompliment nga kongresmeni amerikan. I pari i Prshevës në deklaratën për media ka konfrmuar sot se vizita në fjalë ishte vizitë e një rëndësie të vecantë për Preshevën por edhe kundrejt Serbisë.

Ai ka konfirmuar se komplet agjenta e qëndrimit në Preshevë ishte e imponuar nga ambasada amerikane në Beograd. Për portalin preshevacom Arifi thotë se nuk ka mundësi një kryetarë komune ta imponojë agjentën protokolare të një diplomati amerikan.

Ndërsa për opozitën kryetari Shqiprim Arifi ka një porosi që në raste të niveleve të tilla që do të kemi në Preshevë të mos luajnë vetëm rolin e viktimës por të jenë më konstruktiv në qasjet e tyre opozitare./presheva.com/

Arifi- nuk ka mundësi një kryetarë komune ta imponojë agjentën protokolare të një diplomati amerikan

Kryetari Arifi: Nuk ka mundësi një kryetar komune ta imponojë agjendën protokolare të një diplomati amerikan…

Gepostet von Presheva.com am Montag, 8. Juli 2019