SHPËRNDAJE

Kryetari i Izraelit Ruven Rivlin ka filluar vizitën zyrtare në Serbi ku është pritur nga kryetari serb Aleksandar Vuçiq.

Të dy kryetarët kanë thënë fjalë të mira për nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe njëkohësisht janë zotuar për thellim të këtij bashkëpunimi.

Duke theksuar se Serbia gjithmonë do ta përkrahë ekzistencën dhe jetën e Izraelit, Vuçiq e ka falënderuar Rivlinin që Izraeli nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.