SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi (PVD) përleshje verbale me kryetarin e PD-së Nagip Arifi

Kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi përleshje verbale me kryetarin e opozitës Nagip Arifi (PD) në seancën e Kuvendit Komunal në Bujanoc të mbajtur sot. Kryetari i PD-së Nagip Ari-fi ka kërkuar llogari lidhur me disa shpenzime duke i vlerësuar argumentet e Kamberit jo relevante “jo te mulliri, jo te ai, ato mbaji në shtëpi”. Kamberi ka reagur duke thënë “Shtëpijen mos ma përzi këtu po të themë”.
Arifi: “Unë kur të foli shuaj, une të dëgjova”
Kamberi: ” Familjen time (nuk dëgjohet).. je zero hiç, ti shtëpine mos ma përmend këtu dhe të kishe kujdes”
Arifi: “Une e di ate, ti je vetëm një pis, kurxho tjetër”
Kamberi ngritet në Këmbë: “Ti je gomarë.. Të shtri për toke si qenë”
Arifi: “Hajde, e shofim”
Kamberi: “Si qenë”
Arifi: “S`pot vjen marre”
Kamberi: “mos u dridh”
Arifi: “une jo, aspak”
Kamberi: “Prej sotit e shef”

Ju përkujtom që skena të tilla ka pasur edhe në Kuvendin e Komunës së Preshevës kur këshilltari nga rradhët e PVD-së ka sulmuar fizikisht këshilltarin e Alternatives për Ndryshim. /presheva.com/