SHPËRNDAJE

Në këtë situatë të rëndë pandemie globale ku po luftohet për jetë, shpifjet nga disa portale lokale nuk kanë të ndalur.

Ditë më parë këta të fundit, publikuan një lajm “ekskluziv” të rrejshëm se një qytetar i Komunës së Preshevës (duke cekur edhe detaje tjera si profesionin e tij) është konfirmuar me Covid-19. Mediat tjera në Kosovë e kanë emetuar këtë lajm të publikuar në këto portale pa i siguruar burimet e tyre lidhur me lajmin. Ndërkaq, sot kanë dalur rezultatet definitive ku qytetari në fjalë nuk është i infektuar me virusin Corona.

Pra, edhe në këtë situatë të jashtëzakonshme, duke stigmatizuar qytetarin e caktuar dhe përhapur panik në Komunën tonë, të ashtuquajturit “media” kanë egzekutuar propagandën e tyre politike për interesat e caktuara.
Është e turpshme linçimi publik i qytetarëve në forma të tilla, duke shkelur me dy këmbë privatësinë familjare dhe njollosjën e personalitetit të tij.

Ftojmë publikisht që këto dy portale t’a tërheqin këtë lajm të shpifur sa më parë duke dënuar ashpër metoda të tilla anti-njerëzore.