SHPËRNDAJE

Kryetari i PDSH- së, Ragmi Mustafa mesazh urimi për festën e Fitër Bajramit.
Fitër Bajrami vjen pas muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të agjërimit, ku besimtarët u sprovuan me thellimin e besimit, disiplinën shpirtërore dhe fizike, duke kryer një obligim fetar të rëndësishëm të fesë islame.

Qytetarët tanë të besimit islam shquhen për kultivim të vlerave humane, për urtësi, shpirt paqësor, tolerant dhe respekt për njerëzit e besimeve të ndryshme.

Le të jetë kjo festë një rast për të shpalosur akoma më thellë ndjenjat e vullnetit të mirë, respektit të ndërsjellët dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.

Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, u’a uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame Festën e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe mbarësi./presheva.com/

Me respekt,

Kryetari i PDSH-së
Dr.sc. Ragmi Mustafa