SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa priti në takim zëvendësin e shefit të Kombeve të Bashkuara në Beograd, zoti Denis Besediq, në selinë e PDSH-së në Preshevë.

“Bashkëbisedim i sinqertë rreth dialogut Prishtinë – Beograd dhe bashkimit të Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës. Lugina e Preshevës tani më për të satën herë me radhë arriti ndërkombtarizim në nivel edhe të Kombeve të Bashkuara me seli në New York” ka shkruar në rrjetin social facebook kryetari i PDSH-ës Ragmi Mustafa.(presheva.com)