SHPËRNDAJE

Kryetari i Preshevës Shqipërim Arifi në nji intervistë për emisionin ‘DIREKT! me Dimal Basha’ në Televizionin Rrokum, ka folë gjerë e gjanë për idenë e bashkimit te Luginës se Preshevës me Kosovën.

Ai ka thanë se synim i tyne asht me bashkue dhe me rahatue popullin e tyne me Kosovën, por ai ka thanë se ata fillimisht po kërkojnë nji rezolutë me miratue Kuvendi i Kosovës për bashkimin me Kosovës.

Arifi ka thanë se kërkesa e tyne për nji draft-rezolutë asht vetëm nji kërkesë e cila nuk ka synim me u imponue.

“Neve s’duhet me na përdorë vetëm për foto, por na dojmë veprime konkrete sa i përket takimeve lidhun me këtë temë”, tha Arifi.

Derisa tue fol për opozitën kosovare, Arifi ka thanë se asht i dëshperuem me qendrimin e tyne karrshi kërkeses se tyne për bashkim me Kosovën.

Arifi ka folë edhe për shumë çashtje tjera, por për ma shumë shihne videon e plotë./RrokumTV