Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, ka folur për ndihmën e ndarë nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej 500 mijë euro për përballimin e situatës me pandeminë Covid-19.
Arifi në një lidhje direkte në emisionin special në Klan Kosova shpjegoi se si do të ndahen këto mjete.
“Ne i kemi grumbulluar 760 mijë. Këto mjete do të shkojnë për bizneset mikro, pastaj parashihet që të rriten edhe pagat për Shtëpinë e Shëndetit. Gjithashtu do të ndahen edhe për pensionistët që kanë ndejtur 24 orë brenda shtëpive të tyre që gjashtë javë “.
Ai theksoi se kjo ndihmë është e para që një Qeveri e Kosovës ka dhënë për Preshevën.
“E para pas 20 vjetëve Qeveria Kurti i ka dhënë këtë ndihmë me 500 mijë euro, aq sa ka pasur mundësi, dhe i ka ndejtë Tani në këtë kohë krize kjo ndihmë është e mirëseardhur”.
I pari i Preshevës njoftoi e komuna që ai drejton ka qenë e para nga komunat në Serbi që i ka ndërmarr masat e nevojshme për parandalimin e Covid-19.
“Nuk ka dhënë Serbia ndihmë.Presheva është komuna e parë e cila ka marrë masa qysh në ditët e para, duke i mbyllur kafiteritë, edhe i kemi futur në karantinë. Jemi të parët, nuk kemi pasur ndihmë. Aktualisht nuk e kemi asnjë të infektuar.