SHPËRNDAJE

Gjatë ditës së sotme do të konfirmohet radhitja e kandidatëve në listën e votuese për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski konfirmoi se deri tek komisioni kanë arritur tre kandidatura dhe të gjithë kanë dorëzuar minimum 10 mijë nënshkrime. Derkoski u bëri thirrje kandidatëve që të jenë të përmbajtshëm nga ngjarjet dhe deklaratat publike deri më 1 prill, ditën kur edhe fillon fushata. Dje në KSHZ u dorëzuan nënshkrimet e kandidatëve Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski, ndërsa më herët kandidaturën e tij e ka paraqitur Blerim Reka.