SHPËRNDAJE

Të nderuar lexues dhe ju dashamirë të fjalës së shkruar, drejtuesit bibliotekës së qytetit ‘’Mehmet Jusufi ‘’, pas një investigimi në regjistrin e anëtarëve, ka hasur në një fenomen shqetësues sa i përket librave të munguar në raftet e të gjithë resorëve.

Shumë lexues ndër vite kanë marrë në shërbim librat e bibliotekës, dhe sot e kësaj dite ende nuk i kanë kthyer .

Ky akt po sjell vështirësi edhe tek lexuesit e rinj, të cilët këto i libra i kërkojnë për lexim. I bëjmë apel të gjithë atyre që kanë libra e nuk i kanë kthyer, ti drejtohen drejtuesve të bibliotekës së qytetit ose kthimin e librave ta bëjnë për mes rrugës postare.

Ne si institucion nuk do të marrin ndonjë masë por do të vazhdojmë edhe më tej bashkëpunimin me ju. Jemi të vetëdijshëm që disa nga ju mos kthimin e librave nuk e keni bërë në kuptimin e keq të veprimit por, ose ju ka lënë përshtypje libri ose disa nga ju jeni në mërgim.

Ndërkaq ju që e keni humbur librin mund ta kompensoni me ndonjë libër tjetër.
Interesi ynë nuk është që ju për shkak të mos kthimit të librit të ju humbasim si lexues, por ejani dhe vazhdoni të jeni pjesë e dijes.

Vërejtje: Rregullorja e bibliotekës thotë që lexuesi librin mund ta mbajë vetëm 15 ditë, këtë vërejtje e keni të shënuar edhe në librezën e anëtarësisë. Ne si institucion posedojmë të gjitha të dhënat personale të lexuesve që nuk kanë kthyer librat.

Libri është i të gjithëve ! /presheva.com/