SHPËRNDAJE

Është e mundur që kufijtë të hapen më 15 qershor. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se javën e ardhshme Qeveria do të marrë një vendim përfundimtar për këtë. Sipas tij, data nuk është e caktuar, por konsultimet me vendet fqinje, Shqipërinë, Kosovën, Bullgarinë dhe Greqinë janë duke u zhvilluar. Qeveritë e rajonit diskutuan dy çështje – hapjen e kufijve pa detyrimin e qytetarëve për të pasur një test negativ për KOVID 19, si dhe mundësinë e qytetarëve tanë dhe ata nga vendet fqinje, nëse kanë nevojë për trajtim spitalor në disa prej këtyre vendeve, të jetë pa para. Ministri i Brendshëm Nake Çulev, ndërkohë, zgjedhjet dhe hapjen e kufijve i vë në korrelacion me zgjedhjet.