SHPËRNDAJE

Tani e tutje, të gjithë personat që dëshirojnë të hyjnë në Kroaci, duhet të kenë konfirmim se janë testuar për koronavirus.

Sipas Drejtorit të Klinikës së Sëmundjeve Infektive “Dr Fran Mihaljeviq” Alemka Markotiq tha se testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë.

“Ata që duan të hyjnë në Kroaci do të duhet të bëjnë një test në vendin e tyre, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë. Vetëm me këtë certifikatë do të jenë në gjendje të hyjnë në vend. Ky është sigurim. Testi është shumë i besueshëm, por nuk është 100 për qind i sigurt kështu që duhet të kemi kujdes ”, tha Markotiq për televizionin HRT.

E njëjta gjë u konfirmua nga drejtori i Institutit Kroat për Shëndetin Publik Krunoslav Capak në paraqitjen e tij të ftuar në TV Dnevnik Nova.

“Tani të gjithë do të duhet të kenë një konfirmim që e kanë kaluar testin e virusit dhe vetëm përmes një konfirmimi të tillë do të mund të hyjnë në Kroaci “, tha Capak .

Ministri i Shëndetësisë, Vili Beros, tha më herët se njerëzit që hynë në Kroaci gjatë fundjavës së kaluar, krijuan kontakte dhe kështu ‘kontribuuan’ në përhapjen e infeksionit.