SHPËRNDAJE

Kushtet klimatike që po mbretërojnë në vendin tonë kanë mundësuar zgjatjen e afateve optimale për mbjelljet vjeshtore.

Përkundër kalendarit të mbjelljeve që më herët ishin afatet kohore deri në fund të tetorit tani ato vlejnë për prodhuesit vendës deri në fund të muajit dhjetorë, këtë e ka konfirmuar sot në studion e portalit preshevacom drejtori i kooperativës bujqësore Presheva në Preshevë, Qenan Daliu.

Nga plani i të mbjellave vjeshtore për vitin 2018 në territorin e komunës së Preshevës janë paraparë të mbillen në sipërfaqen prej 850 hektarësh, kultura e elbit prej 50 hektarë, bimë foragjere në vendin tonë do të mbillen poashtu 50 hektarë tokë, pemë dhe vreshta parashihen afro 20 hektarë dhe bimë industriale do të mbillen 10 hektarë sipërfaqe. Nga këto parashikime deri tani janë mbjellur vetëm 5 përqind e kulturave vjeshtore për shkak të thatësisë së tokës që kemi pasur gjatë kësaj periudhe kohore.

Specialisti i bimëve, Qenan Daliu propozon që mbjelljet vjeshtore të vazhdojnë edhe gjatë këti muaji dhe muajit dhjetorë meqë kushtet klimatike janë më të favorshme./presheva.com/