SHPËRNDAJE

NaserAliji

Naser Aliji është një nga risitë më të fundit në Kombëtaren shqiptare të futbollit dhe i vetmi futbollist që përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë. Një fakt ky që e bën krenar mbrojtësin e Baselit.

“Ndihem shumë krenar që jam pjesë e Kombëtares edhe pse përfaqësoj Iliridën. Këtu më kanë pritur shumë mirë dhe ndihem si në shtëpinë time. Kam folur me Alban Bushin, Paolo Tramezzanin, të cilët më kanë shpjeguar sesi është situata në kombëtaren shqiptare”, është shprehur para mediave kumanovari.

21-vjeçari e ka të qartë se konkurrenca në kombëtare është e madhe por ai pret momentin e tij për të dhënë kontribut për ngjyrat kuqezi.

“Të gjithë e dimë se sa futbollist i mirë është Ansi Agolli në krahun e majtë të mbrojtjes, gjithsesi unë do të jem jap maksimumin në stërvitje për të qenë i gatshëm në cdo moment për të dhënë kontribut për ngjyrat kuqezi”, shtoi Naser Aliji.