SHPËRNDAJE

Tani për tani, vetëm Greqia dhe Bullgaria kanë njoftuar hapjen e kufijve me Serbinë, raportojnë mediat serbe, transmeton presheva.com.

Kufijtë Grekë do të rihapen më 15 qershor, por vetëm për qytetarët që vijnë nga Gjermania, Izraeli, Qipro, Ballkani dhe vendet e Balltikut. Turistët do të lejohen të hyjnë në Greqi pa një test negativ për Covid-19 ose karantinë të detyrueshme ndërsa fluturimet ndërkombëtare fillojnë përsëri në 1 korrik, raporton Euronews, përcjell presheva.com.

Bullgaria njoftoi hapjen e kufirit me Serbinë dhe Greqinë më 1 qershor.

Kroacia rihap kufirin e saj me Slloveninë në mes të majit dhe duhet të bëjë të njëjtën gjë më 29 maj me Austrinë, Republikën Çeke, Hungarinë dhe Sllovakinë.

Hungaria ka hapur kufijtë e saj me Rumaninë, dhe që nga e Mërkura i ka hapur ato me Sllovakinë dhe Republikën Ceke, por me kufizime.

Italia planifikon të rihapë kufijtë e saj në 3 qershor për qytetarët e BE-së, Britanisë, zonës Shengen, Andorra dhe Monaco.

Spanja do të rihapë kufijtë e saj për turistët në 1 korrik.

Kufijtë francezë mbeten të mbyllura të paktën deri më 15 qershor, përveç për shtetasit e BE që banojnë në Francë, punëtorë sezonalë dhe shtetas të BE që punojnë në Francë.

Në Gjermani, kontrollet në kufirin me Austrinë, Zvicrën, Francën dhe Danimarkën, dhe për pasagjerët që vijnë me aeroplan nga Italia dhe Spanja, mbeten në fuqi deri më 15 qershor.

Kufijtë e Britanisë së Madhe aktualisht janë të hapura. Nga 8 qershori, vizitorët nga jashtë do të jenë në karantinë për 14 ditë.

Austria planifikon të hapë plotësisht kufirin e saj me Gjermaninë më 15 qershor.

Republika Ceke hapi kufijtë e saj me Gjermaninë dhe Austrinë më 26 maj, dhe me Sllovakinë dhe Hungarinë më 27 maj, por me kufizime.

Kufijtë Hollandezë janë të hapur për ata që udhëtojnë brenda zonës Shengen, por këshillohet që të shmangeni të gjitha udhëtimet që nuk janë të nevojshme.

Kufijtë belgë mbesin të mbyllura./presheva.com/