SHPËRNDAJE

Mjeku dhe anëtar i Stafit të Krizave gjithashtu në takim ka prekur çështjen e hapjes së kufijve në të ardhmen. Ai theksoi se ka shumë gjasa që karantina të jetë në nivelin botëror, dhe sigurisht që do të jetë edhe tek ne, sepse kërcënimi nga virusi akoma ekziston.

Siç deklaron ai, përcjell presheva.com, “Kjo është më e sigurta nga të gjitha – karantina për ata që vijnë nga jashtë dhe izolimi për qytetarët tanë. Karantina nuk mund të ekzistojë për këtë sëmundje sipas Rregullores por ajo duhet të rregullohet. Interesi dhe padurimi ynë është i kuptueshëm, por vendet e botës do të duhet të bien dakord për këtë. Karantina është zgjidhja më e thjeshtë, dikush vjen dhe mbyllet për dy javë. Por në kushte të tilla askush nuk do të vijë tek ne dhe kufijtë do të mbyllen indirekt. Ekzistojnë spekulime se do të kërkohen dëshmi të imunitetit. Ajo që është e sigurt është se Serbia do të veprojë brenda planit global – thekson epidemiologu Robert Kon.(Presheva.com)