Kur fëmija kërkon t’i blini diçka “të cilën e kanë të gjithë”: Blijani menjëherë! Qe pse duhet t’ia blini! – Telegrafi

0
63

Do të vijë koha kur do të jenë individualë… Fëmija një ditë nuk do të kërkojë të jetë si të gjithë të tjerët

Në jetë ekziston momenti kur fëmija kërkon të bëhet “si të gjithë të gjerët”, transmeton Telegrafi.

Pa marrë parasysh– secila gjeneratë i ka kënaqësitë e veta. Psikologët thonë: blini fëmijës çka atë kërkojnë!

Fare nuk është keq të jesh paksa si edhe të tjerët.

Madje edhe nëse ajo lodër ka cilësi të keqe dhe është paksa më e shtrenjtë seç keni pritur, blijani.

Edhe nëse shija juaj e stërholluar është kundërt, sepse mund t’ia ofroni fëmijës suaj më të mirën – megjithatë blijani atë që jua kërkon. Përse? Sepse ashtu duhet.

Ky rregull nuk vlen çdo herë, por vlen për këtë kërkesën “Të gjithë e kanë atë lodër”.

Kur fëmija ja thotë atë dhe kërkon t’ia blini atë lodër – blijani, sepse për fëmijët gjërat janë komunikim. Kjo është motoja për hyrje në rreth, për ta pranuar rrethi. Fëmija juaj atëherë do të bëhet pjesë e bashkësisë së fëmijëve.

“Të gjithë bartin xhinse të tilla”, ose “të gjitha vajzat kanë fanellë me foto e cila shkon “lart-poshtë”.

Edhe pse ajo është cikërrimë, dëgjojeni fëmijën tuaj dhe blijani atë gjë banale. Mos lejoni që në atë moshë të dallohet dhe të ndahet nga moshatarët.

Mposhteni krenarinë, groposni parimet dhe mundësojani fëmijës tuaj të hyjë në rrethin e bashkësisë që i përket. Pas atyre marrëzirave, siç janë lodrat apo veshjet, fshihen ndjenja dhe gjendje të rëndësishme.

Në një moment të caktuar është me rëndësi të jesh njëri nga të shumtët. Kështu fëmijët bëhen të fuqishëm dhe të sigurt për veten e vet. Do të vijë koha kur do të jenë individualë. Fëmija një ditë nuk do të kërkojë të jetë si të gjithë të tjerët.

Përpjekja e prindit që t’ia ndërrojë mendjen fëmijës mund të shprehet negativisht tek fëmija.

Fëmija mundet në periudhën e hershme të jetë i refuzuar nga shoqëria.

Fëmija është i ndjeshëm, nëse prindërit përpiqeni t’ia mbjellin ndjenjën e krenarisë dhe t’i thonë: “Ne jemi më të mirë. Ne nuk veprojmë ashtu. Ne nuk bartim xhinse të shqyera etj…”

Fëmija do të bëhet krenar, por nuk do të jetë i pranuar nga moshatarët e vet, prandaj edhe do të vuajë.

Lëreni të jetë i pranuar, të ndërtojë marrëdhënien sociale. Ndonjëherë nuk është keq të jetë “si edhe të gjithë të tjerët”. /Telegrafi/