SHPËRNDAJE

Zbutja e masave kundër Corona virusit në Serbi ngriti çështjen se kur gjendja e jashtëzakonshme mund të shfuqizohet plotësisht. Sic shkruajnë mediat serbe, trasnmeton presheva,com, kjo mund të ndodhte në mes të muajit maj.

Sipas burimeve të mediave serbe, ka pasur një plan për ta pezulluar gjendjen e jashtëzakonshme në 4 maj, por ajo u u ndryshua pasi u paraqitën infektime nga korona virus në disa komuna të tjera.

Nga të gjitha llogaritë që po bëjen, ne do të kthehemi për pak më shumë se dy javë në normalitet.

Nëse gjithçka shkon mirë për 1 maj dhe Shëngjergjin me 6 maj, dhe nëse nuk kemi ndonjë problem me disiplinë, gjendja e jashtëzakonshme do të hiqet gjysma e muajit maj – thotë burimi i mediave serbe nga Qeveria e Serbisë.

Gjendja e jashtëzakonshme në Serbi u shpall në 15 Mars, 9 ditë pas rastit të parë të infeksionit të me korona virus.