4.4 C
Presevo, Serbia
31.10.2020
Ballina Lajme Kurti emëron Aziz Bicin këshilltar politik dhe drejtor të zyrës për çështje...

Kurti emëron Aziz Bicin këshilltar politik dhe drejtor të zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta

SHPËRNDAJE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Aziz Bicin, këshilltar politik të tij dhe drejtor të zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta.

Me këtë rast, Kurti, i ka uruar Aziz Bicit suksese në detyrën e re duke mirëpritur këshillat e tij politike, derisa ka kërkuar rol konstruktiv dhe përgjegjshmëri të lartë si Drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndryshe, gjatë ditë së sotme kryeministri, Albin Kurti, ka emëruar edhe Jusuf Thaçin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.