SHPËRNDAJE

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se Hashim Thaçi ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë për korrigjimin e kufijve, sado që thotë se marrëveshja do të jetë e vështirë për t’u arritur. Thotë se marrëveshje të nënshkruar ka por korrigjim nuk ka.

Ai thotë se Thaçi është gjysmë president dhe fund e krye qesharak.

Postim i tij i plotë:

“Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk.” – Faik Konica

Presidenti Thaçi tha se synon korrigjim kufiri me Serbinë, duke shtuar se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë për ta arritur. Mirëpo, ky njeri tashmë ka bërë një marrëveshje për korrigjim kufiri, madje sivjet: të gjithëve na kujtohet Deklarata e përbashkët Thaçi – Vujanoviq për korrigjim kufiri me Malin e Zi, e datës 16 shkurt 2018. Pra, marrëveshje ka, bile të nënshkruar, por korrigjim nuk ka! Ky gjysmë President është fund e krye qesharak, përveç në pasojat e tij që mandej i vuajmë ne.