SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se është shumë i gëzuar që sot ndodhet në Tiranë.

“Jam shumë i gëzuar që sot ndodhem në Tiranë, edhe një orë bëhet një javë që jam në këtë detyrës së re, si kryeministër i Kosovës. Vendi i parë që vizitova si kryeministër ishte Prekazi, qyteti i parë jashtë Prishtinës ishte Mitrovica, dhe shteti i parë Shqipëria. Unë dua që në këtë dekadën e tretë të shekullit XXI të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri. Kosova dhe Shqipëria janë prioritet i njëra tjetrës”, u shpreh Kurti.

Kryeministri Kurti shtoi se me kryeministrin Rama u dakorduan që të formojnë një Komision ndërshtetërorë i përbërë edhe nga ministra dhe deputetë që 77 marrëveshjet që janë nënshkruar të zbatohen.

“Duam ta shtojmë dhe thellojmë bashkëpunimin. Dua ta falënderoj Republikën e Shqipërisë dhe popullin shqiptar për ndihmën e pakursyer ndaj popullit dhe Kosovës. Duam që të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik, prodhimtarisë, arsimit, sigurisë e politikës së jashtme”, tha Kurti.

Konferenca Kurti-Rama (Drejtpërdrejt)

Live: Rama-Kurti

Gepostet von Telegrafi.com am Dienstag, 11. Februar 2020