SHPËRNDAJE

Kryeministri Albin Kurti tha sot se tarifa 100 për qind do të zëvendësohet me reciprocitetin, por sipas tij nuk ka arsye për nguti rreth këtij vendimi qeveritar për mallrat serbe.

Kurti këto komente i bëri pas hapjes së ekspozitës “Kujtesa e Kosovës”, kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Kryeministri tha se fillimisht do të bëhet elaborimi i reciprocitetit nga Ministria e Ekonomisë me grupin e saj punues dhe pas kësaj qeveria do të marrë vendim për zëvendësimin e tarifës me masën e reciprocitetit.

“Tarifa zëvendësohet me reciprocitetin, nuk ka arsye që të ngutemi. Duhet që një herë ta bëjmë elaborimin e reciprocitetit dhe porsa të kemi këtë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë me Grupin e saj punues, ne më pastaj, edhe do ta zëvendësojmë tarifën 100 për qind. Por, ne nuk bëjmë gabime, shkojmë drejt, mbarë në rrugën tonë të mirë”, tha Kurti.