SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk ka pasur vetëm ide, por edhe plan për ta hequr tarifën 100 për qind, kurse kjo nuk do të ndodhë, pasi tashmë kanë ndryshuar rrethanat, me ndryshimin e Qeverisë.

Kurti tha se tarifa pati efekt në ndalimin e shkëmbimit të territoreve, por jo edhe efektin ekonomik në të mirë të vendit.

“Kështjella është kështjellë e familjes, e fisit, shteti është më shumë, shteti është më shumë se kështjellë, nuk mund të fitosh në defensivë. Është e domosdoshme që shteti t’i përdorë levat e veta, e integritetit të shtetit. Tarifa 100 për qind ka kontribuar për ndërprerjen e pazareve dhe në parandalimin e shkëmbimit territorial, këtu është vlera politike, që të parandaloj diçka shumë të keqe, por në kuptimin e sovranitetit ekonomik e politik, efektet nuk i ka as minimale. Unë natyrisht që jam njeriu më i zëshëm kundër shkëmbimit territorial dhe e di që ka pasur një ide se do të mund të bëhet midis presidenteve dhe me mua si kryeministër, një marrëveshje për shkëmbim territorial”, tha Kurti,

Ai tha po ashtu se presidenti ka pasur plan që të nënshkruaj marrëveshjen me Serbinë, por kjo nuk do të ndodhë sepse ai nuk ka autorizim për nënshkrim të marrëveshjes.

“Këtu deklaroj para jush se presidenti nuk ka autorizim për nënshkrim të marrëveshjes më Serbinë, e di që ka pasur plan që është më shumë se ide, që të bëhet heqja e tarifës, dhe të nesërmen jo të filloj dialogu po të përfundoj ai, por nuk është ashtu, sepse tash ka një qeveri të re”, u shpreh Kurti.