SHPËRNDAJE

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është drejtuar protestuesve në sheshin “Skënderbeu” me një fjalim, ku ka falënderuar të gjithë që kanë marrë pjesë në protestë.

“Ju falënderoj që jeni mbledhur në këtë protestë paqësore, pa dallim moshe, gjinie, entin e partie. Jemi të zemëruar si rrallë herë më parë por edhe jemi të bashkuar si rrallë herë më parë. Pavarësia është dashur të jetë e popullit e jo e pushteti, qeveria po na rritet e shteti po na zvogëlohet prandaj populli duhet të ngritët e nuk duhet të nënshtrohet prandaj ne jemi sot këtu bashkë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se Kosova është shtet i kapur.

“Në Kosovë ligj ka por drejtësi nuk ka, shkolla ka po nuk ka arsim, spitale ka por nuk ka shëndetësi…Republika është në rrezik, ne jemi këtu në shesh sepse ata atje nuk duhet të jenë në pushtet”, u shpreh Kurti.

Ai ka thënë se korrigjimi i kufijve është një gabim shtesë.

“Edhe korrigjim edhe dhimbje nuk ka. Presidenti po mundohet ti mbaj dy kungull nën një sqetull por kjo do të thotë se ai e ka edhe një kungull të tretë mbi qafë. Kjo është protestë e shqetësimit qytetar dhe e dashurisë njerëzore për vendin tonë, nuk është protestë e inateve”, theksoi Kurti, i cili gjatë tërë kohës është përcejllur me brohoritje nga protestuesit.

Ai ka thënë se nuk i nënshtrohemi një njeriu në asnjë rrethanë.

“Përmes Thaçit po na teston Vuçiqi andaj t’ju përgjigjemi të dyve. Serbisë borxh nuk i kemi, pavarësinë nuk e negociojmë. Thaçi i dha leje Vuçiqit që të vije në Kosovë dhe ta ngjallë Millosheviqin”, shtoi Kurti.

Lideri i VV-së më tej ka shtuar se nuk bënë të bëjë zgjidhje ideale një president pa ideale.

“Këtij njeriu nuk duhet ti nënshtrohet asnjë njeriu e lëre më një popull. Pat premtuar ushtrinë e Kosovës, padi për gjenocidin e Serbisë, pat premtuar liberalizim vizash… Thaçit nuk i beson askush madje as ai vetës. Ky president kur i zgjodh i pati vetëm 71 vota në kuti, e sot jemi më shumë se aq. Ato 71 vota i mori me policinë e Kuvendit, policinë speciale e policinë sekrete… ky president nuk i ka më as 7 vota”, tha Kurti.

Kurti shtoi se avancuara e Thaçit duhet të ngelet e tij dhe vetëm e tij, ai është njeri i nënshtruar.

“Ai është president vetëm me një këmbë, dhe vetëm kryeministri i cili po ashtu është me një këmbë po e mban në këmbë këtë president me një këmbë”, tha Kurti.