SHPËRNDAJE

Mourinho

Chelsea sonte luan ndeshjen e kthimit kundër PSG në ligën e kampionëve në Stamford Bridge, kështu që Mourinho nuk do të ishte “special” po të mos “sulmoj” ekipin kundërshtar.

“Kam menduar se asnjë klub anglez nuk do të habitej me agresivitetin, pasi në vendin tonë luhet një futboll agresiv. Këtë sezonë kemi luajtur edhe kundër ekipeve të Championship, nga liga e tretë, po edhe kundër Shrewsbury nga liga e katërt, por ekipi më agresiv definitivisht ka qenë PSG” ka thënë Mourinho.

“Për mua ka qenë surprizë e madhe. Kam pritur më shumë futboll e më pak agresivitet nga një ekip me kualitet të tillë” ka shtuar Mourinho.

“Ekipi me lojtar fantastik ka qenë ekipi që ka bërë faulle rekord, kanë bërë faull pas faulli, dhe Hazardin ashtu e kanë ndaluar gjatë gjithë kohës” ka përfunduar Mourinho.