SHPËRNDAJE

Njoftohen të gjithë anëtarët e Shoqatës Humanitare «Lugina e Preshevës» dhe bashkëkombësit e të gjitha trevave shqiptare se më 28.03.2015, duke filluar në orën 19:00, në restorantin «Lala», Rebstein, do të zhvillohet Kuvendi i Katërt me radhë i shoqatës.

SHHLP

Prandaj, ju ftojmë të gjithëve, bashkatdhetarë të respektuar e dashamirë të bamirësisë që të merrni pjesë.

Janë të ftuara subjekte të ndryshme, shoqata me karakter humanitar dhe fetar, si dhe personalitete të çështjes kombëtare, por dhe media, ato të shkruara, elektronike e vizuale. Do të përpiqemi që Ju ta shihni në mënyrë dokumentare dhe vizuale se ku kanë shkuar ndihmat tuaja gjatë periudhës dyvjeçare, e po ashtu keni mundësi t’i shikoni dhe takimet e ndryshme që ka bërë Kryesia dhe bashkëpunimin me shoqatat tjera simotra që veprojnë në Zvicër dhe vendlindje, edhe pse për këto jeni informuar pjesërisht edhe nëpërmjet mediave tona.

Kuvendi është i hapur për të gjithë dhe do të jemi shumë të hapur për bashkëbisedim, që shoqata humanitare «Lugina e Preshevës» të jetë edhe më e suksesshme në të ardhmen e afërt.
Ju mirëpresim në pjesëmarrje! Kontakt-adresa www.shhlp.com. Për informacione të tjera: F. Musliu: 079 617 15 62/ F. Rashiti: 079 343 86 43 dhe Sh. Bajrami: 076 216 51 99.