SHPËRNDAJE

Deputetët do t’i drejtohen sot Kuvendit të Kosovës për të diskutuar në lidhje me pakon emergjente financiare prej 320 milionë eurosh, të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, për t’u ballafaquar me krizën pandemike me të cilën po përballet vendi.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do të përkrahë pakon emergjente të propozuar nga PDK-ja në seancën e sotme, derisa dy partitë tjera opozitare, AAK dhe Nisma-AKR thanë se do të votojnë pro një pakoje të tillë.
PDK i ka bërë thirrje gjitha partive parlamentare, pa dallime, të votojnë pro pakos emergjente, pasi ajo i adreson nevojat e qytetarëve në kohën e krizës pandemike dhe ekonomike.

Ndryshe, pakoja emergjente e Qeverisë në detyrë është paraparë të jetë 170.6 milionë euro, ndërsa ajo e propozuar nga partia opozitare PDK kap shifrën 320 milionë.