SHPËRNDAJE

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut me 62 vota votoi Qeverinë e re.

Nga 113 deputetë të pranishëm, 62 votuan për Qeverinë e re, 51 kundër, ndërsa nuk kishte asnjë të përmbajtur.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se me këtë votim Kuvendi konstaton se është zgjedhur Qeveria e re e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev.

Qeveria është formuar nga LSDM, BDI, Lëvizja BESA dhe PDSH, ndërsa kabineti i ri qeveritar numëron 19 poste ministrore, 7 resore më pak se Qeveria e kaluar, që po ashtu udhëhiqej nga Zaev.