SHPËRNDAJE

Në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë laboratori është pajisur me aparatin me të cilin tani mund të përdoren më lehtë në raste të shpejta si matja e CRP (C proteina reaktive) dhe Gliko Hemoglobina (HbA1C), që tregon nivelin e sheqerit në gjak në tre muajt e fundit. Sipas drejtuesve të Shtëpisë së Shëndetit aparati në fjalë është i rëndësishëm për pacientët e diagnostifikuar me sëmundejn e diabetit. Me CRP mund të zbulohen sëmundje të shumta akute dhe kronike, infeksione bakteriale, sëmundje të zemrës si infrakti, infeksione të zorrëve, atrite reumatoide dhe sëmundjet malinje kështu ka deklaruar për portalin tonë drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu.

Po ashtu vlen të theksohet se tani e tutje këto analiza mund të bëhen vetëm me një pikë gjaku nga gishti e që është ideale për fëmijët tanë./presheva.com/