1.1 C
Presevo, Serbia
21.10.2020
Ballina Lajme “Lajmërohet” shqiptari nga Amerika që premtoi 50 milionë euro për Kosovën nëse...

“Lajmërohet” shqiptari nga Amerika që premtoi 50 milionë euro për Kosovën nëse zgjedhet kryeministër Albin Kurti

SHPËRNDAJE

Shqiptari nga Amerika, i cili është menaxher i shumë ndërmarrjeve të njohura, Gazmend Gjonbalaj, që kishte dalë hapur për të mbështetur Albin Kurtin në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ka uruar Kosovën për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Gjonbalaj i cili kishte premtuar se do të ndihmonte ekonominë e Kosovës me 50 milionë euro, nëse Albin Kurti fiton këto zgjedhje dhe premton drejtësi e sundim të ligjit, ka thënë se një kapitull i ri po hapet për të dhe për Kosovën.

“Kosovë, urime zgjedhjen e qeverisë së re! Jam i entuziazmuar me kapitullin e ri të Kosovës, si dhe për mua personalisht”, shkruan Gjonbalaj në Facebook.

Ndërsa në një video postuar po ashtu në këtë rrjet social, ai ishte deklaruar se nuk është i vetmi shqiptar në Amerikë që do të investonte një shumë të madhe parash në Kosovë.

Sipas tij, ka edhe profesionistë të tjerë që do ta bënin veprimin e njëjtë si ai, por që në urimin për zgjedhjen e Qeverisë Kurti, ai nuk e ka bërë të ditur nëse do ta mbajë apo jo premtimin e dhënë.