SHPËRNDAJE

Lamborghini

Makina e ardhshme e Lamborghini e krijuar nga Grigory Gorin, ka një stil të çmendur, një dizajn i kombinuar mes Aventador dhe Reventon, gjithashtu edhe nga klasikët si Countach dhe Diablo.
I quajtur Phenomeno LP 990-4, koncepti i super-veturës vjen në standard dhe me një motor të montuar mbrapa i cili në kombinim me dy motorë të tjerë elektrik mund të arrijë prodhimin e 990 kuaj-fuqi.
Vetura ka gjithashtu edhe panele diellore në çati për të ndihmuar mbushjen e baterive të motorëve elektrik, të cilët janë të vendosur në veturë për të dhënë një performancë më të mirë.