SHPËRNDAJE

Profesori Blerim Latifi ka thënë se në ditët në vazhdim për intervistim nga prokurorët e Gjykatës Speciale do të ftohet një person me inicialet R.B, nga Ferizaj.

Latifi në një prononcim  theksoi se personi në fjalë do të intervistohet nga prokuroria e Hagës, edhe pse në kohën e luftës, ai ka qenë vetëm 8 vjeçar dhe ka jetuar në Spanjë.

Ndërkohë Latifi, me një status të tij në rrjetin social në Facebook ka thënë se kjo do jetë ftesa më interesante që do të bëhet nga Gjykata Speciale, në Kosovë.

“Në ditët në vazhdim, i thirruri më interesant për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, nuk do të jetë ndonjë komandant i UÇK-së, por një qytetar i Kosovës, i cili në kohën e luftës ishte vetëm 8 vjeçar”, ka shkruar Latifi në Facebook.