SHPËRNDAJE

Presidenti i Liniers de Bahia Blanca, Carlos Pablo, ka thënë se kalimi i Lautaro Martinez te Barcelona është pothuajse i përfunduar.

Në këtë klub, sulmuesi argjentinas kishte filluar hapat e parë për t’u bërë një futbollist, e më pas kaloi te Racing Club.

“Ne jemi të lumtur me atë çfarë po bën Lautaro Martinez. Është një situatë e pazakontë për ne”, ka thënë Pablo.

“Ndjenjat e mija janë se marrëveshja e tij me Barcelonën ka përfunduar, por nuk mendoj se ata do na tregojnë ne për detajet”.

“Ne do të marrim 20 për qind nga shuma e transferimit dhe mund të bëjmë shumë gjëra nga ajo, derisa Racing do të marrë 1.59 për qind nga shuma”, ka shtuar më tej ai.

Lautaro pritet të kalojë në këtë verë te Barcelona, derisa Interi kërkon dy lojtarë në marrëveshje dhe një shumë të parave.