SHPËRNDAJE

CR7-2014

Ish sulmuesi i Real Madridit Carlos Santillana ka kritikuar qëndrimin e lojtarit më të mirë në botë Cristiano Ronaldo, i cili kohën e fundit shpesh tregon frustrimin e tij në fushë.

Ronaldo në 285 ndeshje për Real Madridin ka shenuar 293 gola, ka shumë trofe dhe dy herë është zgjedhur lojtari më i mirë në botë.

Ai është kritikuar shumë herë për shkak të sjelljes së tij në fushë, frustrimin e tij si dhe potezat e tij ndaj bashkëlojtarëve.

Santillana ka luajtur për Real Madridin plot 17 vite, bëhet fjalë për një legjendë të vërtetë i cili e di se çka do të thotë të veshësh fanellën e Realit.

“Të veshësh fanellën e Real Madridit është nder i madh, privilegj por edhe barrë”.

“Dihet që nga lojtarët e Real Madridit kërkohet më shumë dhe më e mira, dhe kjo është natyrale për klubin me më shumë trofe në botë” ka thënë Santillana.

Ish sulmuesi i Realit ka thënë se Ronaldo duhet të sillet në bazë të normave që i kërkon klubi.

“Nuk më pëlqen qëndrimi i tij ndonjëherë. Për këtë arsye i kuptoj edhe tifozët kur e fishkëllojnë. Do ti apeloj ata që mos ta bëjnë këtë, por edhe Ronaldo duhet të sillet ndryshe” ka thënë ai.